• |
ide | kryesore

FOTO të rralla, si ishte Durrësi në vitin 1914

Arkiva, Dossier
2_29.jpg



“Dyrrah” sjell një koleksion të rrallë fotosh. Të gjitha i përkasin 6-mujorit të parë të vitit 1914 ku spikasin edhe ato të dom Nikollë Kaçorrit dhe funerali i kolonelit Tomson si dhe fotot e trazirave të asaj periudhe.

Diplomati dhe politikani italian, Antonino Paternò-Kastelo, Markezi i gjashtë i San Xhulianos (Antonino Paternò-Castello, Marchese di San Giuliano, 1852-1914), lindi në Katania të Siçilisë. Studioi për drejtësi dhe u zgjodh deputet në parlamentin italian. Nga dhjetori 1905 deri në shkurt 1906 ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë. Në periudhën 1906-1910 ishte Ambasador në Francë dhe në Britaninë e Madhe, kurse në prill të vitit 1910 u kthye në Romë. Nga kjo kohë deri në vdekjen e tij, në tetor të vitit 1914, ishte përsëri Ministri i Punëve të Jashtme.

Markezi i San Xhulianos kishte një interes të theksuar për Shqipërinë, – kuptohet në mbështetjen e interesave italiane në vend,-  dhe mbështeti fuqimisht pavarësinë e vendit në vitin 1912. Mirëpriti Princ Vidin si Mbret i Shqipërisë dhe vëzhgoi nga afër ngjarjet e turbullta të pranverës së vitit 1914. Markezi ishte edhe mbledhës i pasionuar i fotografive dhe kartolinave. Shumica e fotografive të këtij koleksioni janë kartolina që ai ia dërgoi njërën pas tjetrës nuses së të birit të vdekur, Maria Paternò-Castello, Marchesa di Capizzi (1881-1936), e cila për fat i ruajti.

Në fund të viteve ‘70 koleksioni u zbulua në tregun e pleshtave të Palermos dhe u ble nga diplomati italian Ferdinando Saleo (l. 1936). Ky koleksion u botua nga profesori Giuseppe Giarrizzo (l. 1927) i Universitetit të Katanias në vëllimin “Diario fotografico del Marchese di San Giuliano”, Palermo 1984, dhe nga vetë Saleo në librin “Albania: un regno per sei mesi”, Palermo 2000 (Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë 2000). Ky koleksion përbën një dokumentacion të pakrahasueshëm për Shqipërinë gjatë sundimit të shkurtër të Princ Vidit./

durresi

 

16_615_514_513_711_79_108_137_166_185_184_213_272_291_28