Dy shpërthime të fuqishme tronditën dje qytetin Tinajin në Kinë. Të paktën 44 persona gjetën vdekjen dhe mbi 500 të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthimi ndodhi në terminalin e mallrave ne portin e qytetit, në një depo me lëndë të rrezikshme kimike. Pasojat e tij ishin shumë të mëdha dhe shkaktuan dëme deri në 2 km larg. Sic raportojnë mediat kineze, shpërthimi i pari ishte i barabartë me 3 ton eksploziv ndërsa i dyti me 21 ton. Sic shihet edhe në foto pasojat e këtij shpërthimi janë apokaliptike./Lapsi.al/