• |
ide | kryesore

Një ditë para vizitës së John Kerry, rishfaqet Fidel Kastro: SHBA na ka borxh miliona dollarë

Arkiva, Planet
castro.jpg



Ndërsa dje festoi 89-vjetorin e lindjes,u rishfaq sërish sot duke deklaruar se Amerika i ka Kubës miliona dollarë borxh. Është fjala për ish-presidentin Fidel Kastro.

Deklaratat e tij vijnë një ditë para se në Kubë të shkojë për vizitë zyrtare John Kerry, Sekretari Amerikan i Shtetit. Kjo është një vizitë historike dhe kulmon me rikthimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Nesër në Kubë do të hapet edhe ambasada amerikane.

Sa i përket borxheve që pretendon Fidel Kastro, ai i referohet embargos së tregtisë që Amerika vendosi ndaj Kubës që në vitin 1962. Obama është i mendimit që kjo embargo duhet të hiqet, por shumë zyrtarë amerikanë pohojnë se dicka e tillë kërkon shumë kohë. Republikanët janë kundër, pasi kërkojnë që më parë Kuba të kryejë reforma demokratike dhe të respektojë të drejtat e njeriut./Lapsi.al/