Aty nuk flihet, vetëm pihet alkool dhe dëfrehet në maksimum. Megjithatë në Magaluf, ishullin e famshëm të Palma di Maiorca të Spanjës prej kohësh thuhet se kalohen pushime ekstreme. Turistë të rinj shkojnë nga e gjithë Europa, por më së shumti nga Anglia duke përfituar nga paketat “all inclusive” të lokaleve për të mos patur frena me alkoolin. Zona është populluar kohet e fundit nga resorte të mëdha kiu dukshëm kanë hedhur paratë e tyre më së shumti francezët. Duke parë se policia lokale e ka të pamundur të shtrojë turistët britanikë aty kanë shkuar të fundmi edhe policë londinezë. Ata shpresojnë të vënë në fre të rinjtë që shfrenohen gjithë natën rrugëve të këtij qyteti. /lapsi.al/