• |
ide | kryesore

Rusia vuan pasojat e embargos ndaj prezervativëve

Arkiva, Planet
auto-djathtas1439620432.jpg



Rusia vazhdon ta ashpërsojë zënkën e saj me fuqitë perëndimore për shkak të konfliktit në Ukrainë. Ilustrimi i fundit i kësaj është ndalesa për të importuar prezervativë të huaj, e shpallur javën e kaluar nga Ministria ruse e Industrisë dhe e Punës.

Sipas Genadi Onishchenko, ish-udhëheqës i Shërbimit Sanitar rus, i njohur për qëndrime kundërthënëse, ky vendim “nuk ka kurrgjë të bëjë me shëndetin” dhe efekti i saj i vetëm është se “do t’i bëjë njerëzit më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm në zgjedhjen e partnerit”. Po ashtu, te ky vendim ai sheh një përparësi – rivitalizimin e demografisë ruse.

Po ashtu, fashat dhe patericat janë në listën e gjërave ndaj të cilave Rusia ka vendosur embargo.

Ndonëse problem i vogël, vendimi vjen në kohën kur numri i personave të kontaminuar nga sida nuk ndalet së rrituri në Rusi. Afro 2 milionë persona rrezikojnë të preken nga sëmundja në pesë vitet e ardhshme, shkruan “The Guardian”. Sipas Vadim Pokrovskiy, shef i Qendrës Kombëtare ruse për SIDA-n, afro 90.000 janë prekur virusi më 2014, për dallim nga 3.000 në Gjermani, një prej vendeve me më së paku raste në Evropë. Ai vë theksin sidomos te vlerat konservatore të përqafuara nga Qeveria e presidentit rus, Vladimir Putin, në pesë vjetët e kaluara, transmeton Zeri.

Por, ajo që e shqetëson Vadim Pokrovskiyn nuk është kufizimi ndaj importit të prezervativëve të huaj, të cilët janë shumë të shtrenjtë për shumicën e studentëve ose personave me të ardhura të ulëta. Sipas tij, problem do të jetë çmimi në përgjithësi i prezervativëve, dhe ai druan nga mungesa e prezervativëve me çmim të përballueshëm për shumicën e përdoruesve. I cituar nga “The Moscow Times”, ai thotë se “nëse një student do të vihet përballë zgjedhjes: të blejë një birrë apo një prezervativ, ai do të blejë birrë, sepse është më lirë”./