• |
ide | kryesore

Mediat që kthyen në spektakël historinë e motrave Kajtazi

Arkiva, Ide
11407094_10152936178103596_2649984011419197700_n.jpg



Prej dy javesh mediat janë marre me historine e dy vajzave të një familjeje të thjeshte shqiptare, Kajtazi, që kishin braktisur shtepine prindrore dhe ishin zhdukur pa lene gjurme.

Bashke me kete arratisje u lidhen edhe një zjarr ne shtepi, mungesa e parave si edhe një histori helmimi ne gjelle që duhet verifikuar.

Bashke me telenovelat e veres që janë shume terheqese me kotesine e tyre, sidomos ne kohe vape, bashke me historite e shpikura ose të verteta të ndonje skandali politik, emisioneve të lajmeve ose faqeve të para të gazetave u duhej edhe një lajm ne thellesi që mund të mbahej lehte dhe të terhiqte vemendjen e audiences.

Media eshte si një kafshe stermadhe që kur nuk ka lajme, pra ushqim, eshte e detyruar ta prodhoje ushqimin e vet.

Nuk jam duke thene se ngjarjen e familjes Kajtazi e prodhoi dhe e stisi media si një reality show. Nuk kam asnje fakt për kete edhe pertoj ta investigoj. Por, një gje e di mire, ngjarje si ato ka pafund ne familjet shqiptare. Ikje të femijeve nga shtepia, tensione midis adoleshenteve dhe prinderve të tyre, madje edhe histori dhune ne familje ka pafund si ne Shqiperi ashtu edhe ne Europe e me gjere.

Mjafton të shkosh ne një komisariat policie dhe gjen sa të duash për t’i raportuar me muaj të tere. Kur ka lajme askush nuk intereson për jeten e famailjes shqiptare, kur lajme nuk ka gjendet një rast dhe behet tërkuze.

U nis si një lajm, por përfundoi si një telenovele dramatike.

Mirepo media duhet të vetëpermbahet pak, vetëpermbajuni pak të dashur miq e kolegë.

E para, mos harroni se keni prekur intimitetin e një familjeje.

Keni hyrë brenda një dhimbjeje të saj, që ata mund të duan ose do të duheshin ta mbanin në permasa intime, dhe e bëni publike disa here në disa dhe dite e jave të tera. Me një fjale keni kthyer një nje spektakel një drame intime familjare.

Dikush mund të thote: Por, prinderit vete deshen ta benin publike, aq me shume që media solli dobi pasi sensibilizoi policine për t’u vendosur ne kerkim të ketyre vajzave…

Argumenti mund të jepet, por nuk i qendron kritikes.

Pse?

Sepse edhe sikur prinderit të donin ta benin publike dramen e tyre intime, duhet menduar një cast, sepse jomedoemos prindi, e ka kulturen e mjaftueshme dhe ndergjegjen e mjaftueshme se cfare demi po i ben familjes se vet dhe femijve të vet.

Nese duhej motivuar policia kjo mund të behej me rruge të tjera, me kronike, me intervistime të oficereve të policise, etj., por jo duke paraqitur të gjitha hollesite e jetes familjare që ne dramaticitetin e ngjarjes se vet, derdhte e zbrazte barkun perpara kamerave, kesaj bote që eshte sa larg njerzve aq edhe shpesh e magjishme për njerzit e thjeshte.

A duhet të beje media publike raste tensione dhe dhune ne familje, ose ngjarje dramatike ne familje? Po, por,me shume kujdes sepse thyen intimitetin familjar.

Kush nga ne të medias eshte i qete se me raportimet që ka bere nuk eshte pikerisht pergjegjes që tani ne ate familje tensionet pas gjetjes të vajzave nuk vijne edhe nga fakti se ngjarja eshte bere publike?

Te gjitha palet atje, duke qene se janë ekspozuar ne publik, vazhdojne lojen që mund të jete e vertete por mund të jete edhe teatrale. Shpesh here keto ngjarje kane nevoje të trajtohen nga psikologu ose nga eksperte të fushes, të cilet ne intimitetin dhe konfidencen e tyre krijojne mundesine që jo vetem aktoret e ngjarjes të jene të vertete ne sjelljen e tyre, por edhe të gjejne mundesine për të rikrijuar marredhenien e thyer familjare nese kjo do të ishte e mundur sigurisht.

Dihet që sjellja perpara kamerave dhe sjellja ne marredhenien e ngushte të skenes familjare janë dy sjellje krejt të ndryshme.

Mos harrojme që duke raportuar deri ne lodhje kete ngjarje familjare media ndikon ne acarimin e tensioneve brenda familjes dhe e ben ate familje viktime e deshires vuajeriste të audiences që fatkeqesisht nuk ka sesi të mos jete e tille.

Ngjarja mund të raportohej, por pastaj duhet shoqeruar me analiza të forta ne studio lidhur me konfliktet mes brezave që gelojne një shoqerine shqiptare, për tensionet psikologjike, apo për kundershtite mes liberalizmit social ekstrem dhe dogmatizmit e konservatorizmit prindror, të cilet shpesh hyjne ne perleshje të forta mes tyre.

Kush e ka trajtuar hallin e rinjise, sido;os të vajzave që shpesh here i shoh të traumatizuara, dhe hallin e prinderve që shpesh i shoh të stresuar për fatin e femijve të tyre?

Askush.

Nderkohe ne kohe vere mbiraportohet një drame familjare, deri ne kufijte e prekjes të intimitetit familjar, dhe pastaj sapo vjen sezoni i ri, harrohet e mbyllet edhe si tematike.

Mos harrojme që me duket se një nga vajzat eshte minorene.

Fotoja e saj del ne ekran dhe ne faqet e para të gazetave, emri i saj publikohet pa asnje kufizim, theniet dhe intervistat e saj botohen gjere e gjate, pa pranine e një avokati apo të një personi të rritur të familjes.

Ta leme të qete familjen Kajtazi bash për keto arsye. Provojeni ta beni të njejten gje që bete me të me familjen e ndonje pasaniku, politikani apo intelektuali, dhe do të shikojme se shume shpejt ceshtja do të shkoje ne gjyq.

Me një avokat të mire zoti Kajtazi mund të fitoje shume leke me gjobat që duhet të paguaje media për hir të deshires për të raportuar pertej asaj që morali dhe ligji e lejojne.

Mos bejme gazetari gjoja investigative me hallet e familjes, por me korrupsionin ose me kapjen për fyti që disa lobi private u bejne disa nepunesve duke i detyruar të kendojne me deklarata shtypi sipas midese të tyre.

Kur them lereni të qete familjen Kajtazi, nuk dua të them që lereni ne vetmine e saj. Jo, por psikologu, shoqatat që marrin fonde për kete pune, policia, e bejne punen e tyre ne diskrecionin e domosdoshem që i ndihmon edhe të respektojne intimitetin familjar, por edhe ta ushtrojne profesionin si duhet.