• |
ide | kryesore

Sherr mes Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit? (foto)

Arkiva, Paparazzi
get.jpg



Momente jo të mirë në marrëdhënien e çiftit më të përfolur në shoëbizz-in shqiptar? Ndoshta. Prive.al ka publikuar disa foto të Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit gjatë koncertit Summer Fest në qytetin e Sarandës. I njëjti burim citon të pranishmit se me gjithë kujdesin e Getit ndaj prezantueses situata mes çiftit nuk ishte më e mira. Kjo për shkak se dyshja vazhdimisht në diskutim e sipër debatonte dhe kjo vërehej qartë në mimika e gjestikulacion. Marrëdhënia e tendosur është reflektuar edhe në rrjetet sociale pasi prej disa ditësh në Instagram Geti dhe Marina nuk ndjekin më njëri-tjetrin ndërsa kjo e fundit nuk ka bërë asnjë koment mbi këngën “S’jena mo”.