• |
ide | kryesore

Zbulohet misteri i buzëqeshjes së Mona Lisa

Arkiva, Stil
jfjhfhfh.jpg



Buzëqeshja e Xhokondës është më e famshmja në historinë e artit. Por, ajo është edhe më e çuditshmja sepse tashmë dihet që nëse e fikson me vëmendje atë pjesë të fytyrës, buzëqëshja zhduket. Alessandro Soranzo dhe Michael Newberry nga “Sheffield Hallam University” kanë bërë një studim për pikturën më të famshme të Leonardo da Vinci. Piktura daton vitin 1495 dhe studiuesit kanë bërë një skanim dixhital ku kanë gjetur edhe gjurmë gishtash që janë me siguri të piktorit toskan. Kjo tregon se këtë pjesë të fytyrës ai e ka bërë edhe me anë të gishtave. Por çfarë e bën që buzëqeshja të zhduket nga Mona Lisa? Studiuesit kanë vënë re se teknika e përdorur bën që në rast të fiksimit të vështrimit te buzët, buzëqeshja largohet dhe nëse sheh nojë pjesë tjetër të fytyrës ajo rikthehet. Kjo për shkak të hijeve të shumta të vendosura në pjesën e buzëve. Këto hije shihen me anë të periferisë së retinës së njeriut dhe jo me qendrën e retinës së syrit. Të njëjtën teknikë Leonardo e përdori edhe te “Princesha e bukur” që e bëri 10 vjet përpara Mona Lisa. Megjithëse kanë kaluar 5 shekuj nga ai krijim Xhokonda vijon të mahnisë njerëzit./lapsi.al/

The researchers asked volunteers to view digitally manipulated versions of three paintings - da Vinci's La Bella Principessa (top), Mona Lisa (middle) and Portrait of a Girl by Piero del Pollaiuolo (bottom). They changed the level of blur in the paintings to examine whether this changed the impression of a smile, as shown above