• |
ide | kryesore

Zbulohet pse u krijuan lojërat Solitaire dhe Minesweeper

Arkiva, Planet
loja.jpg



Solitaire dhe Minesweeper ishin lojërat më popullore të erës moderne që kur në tavolinat tona u vendosën kompjuterat. Por në mendjen e programuesve këto lojëra nuk kishin për qëllim argëtimin, por tu jepnin mundësi përdoruesve të mësonin sistemin operues të Windows.

Solitaire u lëshua në vitin 1990 bashkë me Windows 3.0 dhe me siguri ishte një lojërat më të luajtura të kohës. James Hunt, një programues thotë se qëllimi ishte që përdoruesit të mësonin lëvizjet e mausit dhe komandat drag dhe drop të sistemit të ri dhe për të harruar komandat e vjetra të MS-DOS.

Minesweeper u lëshua në vitin 1992 bashkë me Windows 3.1 dhe kishte pak a shumë të njëjtin qëllim. Mësimin e mausit dhe më së shumti klikimin me të dy anët e tij. Çdo herë që Microsoft ka kërkuar të heqë lojërat nga Windows testuesit nuk e kanë aprovuar.