• |
ide | kryesore

A duhen puthur fëmijët në buzë

Arkiva, Stil
hdhfhfh.jpg



Të puthësh fëmijët në buzë. Po apo jo? Sipas një studimi të doktoreshës Charlotte Reznick të publikuar nga gazeta britanike “The Sun” kjo praktikë shumë prezente në vendet anglosaksone mund të shkaktojë konfuzion te fëmijët. Ajo i ngatërron fëmijët sidomos kur shohin prindërit që puthen në buzë sepse i bën të shkëmbejnë afeksionin seksual me atë prindëror duke i bërë që të pyesin veten: “Nëse nëna i jep një puthje në buzë babait dhe anasjelltas çfarë do të thotë nëse unë, një fëmijë puth prindërit e mi në buzë?”  

Mendon krejt ndryshe psikologia Sally-Anne McCormack që thotë se “nuk ka absolutisht asgjë të puthësh fëmijët e tu në buzë”. Sipas saj është e njëjta gjë si në rastin kur nëna ushqen fëmijët me gji dhe kjo nuk krijon aspak konfuzion. “Disa persona mund ta shohin nga ana negative, por nuk ka asgjë të keqe t’i japësh përkedhelje fëmijës tënd” –thotë ajo. /lapsi.al/