• |
ide | kryesore

Gazetari i Opinion “e pëson keq” pasi dëgjon këshillën e Ramës

Arkiva, Pikante
11903942_10207774915988283_8979758643413169893_n.jpg



Ka dëgjuar këshillën e kryeministrit Rama për të mos paguar nëse nuk i sjellin faturë, por e ka pësuar keq. Gazetari i emisionit “Opinion”, Dritan Laci, ka provuar të ulet në një lokal dhe të refuzojë të paguajë kur kamarieri nuk i ka sjellë faturë. Por shihni se çfarë i ka ndodhur, siç tregohet në foton e mësipërme, të cilën ai e ka shoqëruar edhe me një sqarim për ndodhinë.  

“Dëgjova Ramën. Shkova në një lokal. Porosita. Prita të më sjellë kuponin. Hiç. Lekët më tha kamarieri. Nuk të jap i thashë, nuk më ke sjellë kuponin. Dhe mua më ka thënë Rama mos paguaj po nuk të dhanë kuponin. Por harrova që në 100 metërsh jam dobët. Doli që kamarieri të jetë më i shpejtë. Dhe ja përfundimi. Njësiti guerril. Degjoje kryeministrin, por edhe mos ia beso te gjitha”, shkruan gazetari në Facebook.

Në të vërtetë historia është e trilluar për të ironizuar me këshillën e kryeministrit, pasi nëse vërtet nuk paguani për çfarë blini e konsumoni, mund ta pësoni keq nga evazionistët fiskalë. Lapsi.al