• |
ide | kryesore

“Kallashi” përfundon në pranga. Policia e Kosovës gjen armë e drogë në lokalin ku po kërcente

Arkiva, Paparazzi
1505389_851993811524055_1112900289886274395_n.png



Këngëtarja kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur me emrin “Kallashi” është arrestuar. Policia e Prizrenit njoftoi se mëngjesin e sotëm ka bastisur lokalin e natës “Kobra City” dhe ka arrestuar pesë persona. Mes tyre edhe kërcimtarja dhe këngëtarja “Kallashi”.

Hazir Berisha,zëdhënës i PK-së për rajonin e Prizrenit ka thënë se bastisja filloi për shkak se anëtarë të “Kobra City-t”, pak ditë më parë kishin rrahur katër persona në një pikë karburanti.

 “Dy ditë më përpara shumë pjestarë të këtij lokali janë rrahur në qytet, ose më mirë të themi kanë sulmuar katër viktima në qytet tek një pompë e karburanteve. Janë gjetur një varg parregullsish. Kemi të arrestuar për momentin pesë persona, një ndër to edhe Kallashi”, ka thënë Berisha.

Në lokal u sekuestruarn tri pistoleta, një pushkë gjysëm automatike, një sasi e konsiderueshme fishekësh të kalibrave të ndryshëm dhe një sasi e droge e një peshore. Nuk dihet ende se për çfarë arsyeje është arrestuar edhe këngëtarja dhe pritet që policia të japë sqarime për këtë.