• |
ide | kryesore

Edhe avokat Ngjela i hyn debatit për seksin në RTSH: S’ka pasur shtrëngim policor të seksit

Arkiva, Paparazzi
avokat ngjela.jpg



Avokat Spartak Ngjela e ka parë të udhës t’i futet debatit që ngjalli një intervistë e kantautorit Gjergj Leka mbi karrierën e dy këngëtareve, Parashqevei Simakut dhe Lindita Theodhorit. Intervista e Lekës, ku ai thoshte se dy këngëtarët bënë karrierë pasi kishin marrëdhënie intime me drejtues të sigurimit të shtetit, i ka lënë shije të keqe avokatit. “Kur dëgjojmë rrëfime meshkujsh… Po sikur të flasin femrat? Pastaj, si mund të analizohet diktatura me anë të seksit, aq më keq talenti?” thotë avokati në një intervistë për Panorama, gazetën që botoi intervistën e kantautorit Leka.

Sipas Gjergj Lekës dy këngëtaret ishin të privilegjuara, sepse mbështeteshin nga sigurimi. “Nuk ka funksionuar kështu”, reagon avokat Ngjela. “Këto janë aplifikime. Me dëshirë artistët dhe artistet kanë bërë si kudo. Përsa i përket “shtrëngimit policor të seksit”, ai nuk ka ekzistuar në sistem. Raste sporadike mund të ketë pasur, por me personat pubikë femra, ishte mpamundësi absolute të ndodhte. Dashuria në qarqet artistike në diktaturën hoxhiste ishte pjesa më e emancipuar e erotikës në një diktaturë orientale shqiptare që ishte kundër saj”, thotë avokati.

Por qasjes së tij kategorike kundër deklaratës së Lekës, avokati i lë gjithësesi një shteg të hapur. “Përsa i përket dashurisë në qarqet e larta me pushtetarë, ajo ndodh edhe sot dhe në të gjithë botën. Femra e bukur tenton nga pushteti, por kjo s’ka të bëjë me diktaturën si nocion politik dhe as me shtrëngimin policor”, shprehet ai.

Duke u ndalur tek dy këngëtaret, avokati i kujton si femra të veçanta: “At ishin femra të veçanta dh eme sens progresist, në atë tmerr që kishte pushtuar muzikën shqiptare nga histeria antiperëndimore që kishte regjimi. Si të gjitha këngëtaret sot, nuk besoj se mund të jenë shtrënguar që të bënin dashuri me zor. Kjo nuk mund të ndodhte. Sigurimi i shtetit kërcënonte këdo, por nuk ka pasur mundësi të dominojë seksualisht në femrat publike”.

Gazetarja e pyet avokatin edhe nëse në kohën e diktaturës eksistonte termi “orgji” që ishte përmendur nga Gjergj Leka dhe Ngjela përgjigjet: “Nuk di çfarë të them për një gjë që nuk e di. Orgjia është e vjetër si fenomen dhe nuk është fare fenomen politik. Sot ajo në qytetërimin e lartë quhet zgjedhje seksuale. Nuk ka sens që të trajtohet si një fenomen komunist…” Lapsi.al