• |
ide | kryesore

15 vrasësit më mizorë në histori

Arkiva, Planet
vr_1440911631-2782699.jpg



Është vështirë të kuptohet psikopati e aq më shumë ata që vrasin. A pendohen? A janë të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë? Telegrafi ju sjell listën e njerëzve që mbollën frikë e tmerr në viset ku jetuan dhe fjalët e tyre të fundit para ekzekutimit.
1. Peter Kurten
 
Krimi: Vrasje/delikt seksual
Viktima të identifikuara: 9+
Metoda: Therje/çekan
Data e vrasjes së tij: 6 korrik 1931 (në moshën 48-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Gijotina
Fjalët e fundit: “Më thoni. Pasi ma preni kokën, a do të mund të dëgjoj, së paku një moment tingullin e gjakut tim se si rrjedh nga qafa ime? Kjo do të ishte kënaqësi që do të përfundonte të gjitha kënaqësitë”!
 
2. John Wayne Gacy
 
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 33
Metoda: Ngufatje/Therje
Data e vrasjes së tij: 10 maj 1994 (në moshën 52-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Më puthni në prapanicë”!
 
3. Aileen Wuornos
 
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 7
Metoda: Luante prostitutën, plaçkiste dhe vriste me armë
Data e vrasjes së saj: 9 tetor 2002 (në moshën 46-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Do të doja të them: notoj me gur e do të kthehem si në Ditën e Pavarësisë, me Jezuin, më 6 korrik, si në film, anije e të gjitha. Do të kthehem”!
 
4. James French
 
Viktima të identifikuara: 2 (ka vrarë edhe shokun e qelisë) 
Metoda: Vriste motoçiklistin që e merrte kur kërkonte transport
Data e vrasjes së tij: 10 gusht 1966 (në moshën 30-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Karrigia elektrike
Fjalët e fundit: “Çka po mendoni për këtë titull: French fries (patate të skuqura)!
 
5. Robert Alton Harris.
 
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 2
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 21 prill 1992 (në moshën 39-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Dhoma e gazit
Fjalët e fundit: “Ndoshta je mbret, ndoshta je pastrues rrugësh, por ne të gjithë vallëzojmë me vdekjen”!
 
6. Thomas J. Grasso.
 
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 2
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së tij: 20 mars 1995 ( në moshën 32-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Nuk i mora shpagetat. Doja shpageta. Dua që këtë mediat ta dinë”!
 
7. Manuel Pina Babbit (veteran)
 
Krimi: Vrasje/plaçkitje/sulme
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: E panjohur
Data e vrasjes së tij: 4 maj 1999 (në moshën 50-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Kuriozitet: Gjatë pritjes së ekzekutimit, u dekorua për lëndim në Luftën e Vietnamit
Fjalët e fundit: “Po ua fali të gjithëve”!
 
8. Barbara Graham
 
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Rrahje me revole/ngufatje 
Data e vrasjes së saj: 3 qershor 1955 (në moshën 31-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Dhoma e gazit
Fjalët e fundit: “Njerëzit e mirë janë aq të sigurt se kanë të drejtë”!
 
9. Edward Kelly “Ned”
 
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 6
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 11 nëntor 1880 ( në moshën 25-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Varje
Fjalët e fundit: “E tillë është jeta”!
 
10. Amelia Dyer
 
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 6 të lënduar, i përshkruhen mbi 400 (që të gjithë fëmijë)
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së saj: 10. qershor 1896.
Metoda e vrasjes së saj: Varje
Fjalët e fundit: “S’kam çfarë të them”!
 
11. William Bonin
 
Krimi: Vrasje/sodomi/trazira
Viktima të identifikuara: 21-36
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së tij: 23 shkurt 1996 (në moshën 49-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: "I sugjeroj çdo personi që mendon të bëjë diçka të rënd dhe kundër ligjit që së pari të shkojë në një vend të qetë dhe të mendojnë mirë”!
 
12. Peter Manuel
 
Krimi: Vrasje/dhunime
Viktima të identifikuara: 7-9
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 11 korrik 1958 (në moshën 31-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Varje
Fjalët e fundit: “Rriteni zërin e radios dhe do të shkoj i qetë”!
 
13. Dr. Marcel Petiot
 
Krimi: Vrasje/plaçkitje
Viktima të identifikuara: 27 + (hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore)
Metoda: Helmim (u premtonte strehë dhe ikje në liri)
Data e vrasjes së tij: 25 maj 1946 (në moshën 49-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Gijotina
Fjalët e fundit: “Zotërinj, e kam këshillën e fundit: Kthehuni, se kjo nuk do të jetë pamje e njëjtë”!
 
14. Gary Burris
 
Krimi: Vrasje/plaçkitje
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 20 nëntor 1997 (në moshën 40-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Më teleportoni”!
 
15. Mario Benjamin Murphy
 
Krimi: Vrasje me pagesë
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Shufër hekuri/Therje
Data e vrasjes së tij: 17 shtator 1997 (në moshën 25-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Sot është ditë e mirë për të vdekur. Po ju fali të gjithëve. Shpresoj se ju fal edhe Zoti”! .