• |
ide | kryesore

Çfarë duhet të dini për gjoksin e femrave

Arkiva, Stil
gjoksi-express.jpg



Pse thuajse të gjithë meshkujt janë të çmendur pas simbolit të feminilitetit? “Në nënndërgjegjen e meshkujve, gjoksi, sa më i bollshëm dhe simetrik të jetë, aq më shumë simbolizon pjellorinë dhe shëndetin e mirë,” – thotë eksperti i seksit, Arne Hoffman. Por ai mendon se meshkujt duhet të kenë parasysh disa gjëra për gjoksin e femrave. Fillimisht duhet të dinë se qendra erogjene janë thithkat e femrës.

  • Ndjeshmëria e gjoksit ndryshon nga një femër tek tjetra.
  • Ndjeshmëria e gjoksit varet edhe nga periudha e ciklit të femrës. Gjatë periodave, gjoksi bëhet më i ndjeshëm dhe reagon me dhimbje.
  • Çdo grua ka një gjoks të ndryshëm, pavarësisht se nuk e dallojmë me sy.
  • Format e gjoksit varen kryesisht nga faktorë gjenetikë.
  • Thithkat mund të forcohen gjatë aktit seksual, por kjo nuk ndodh vazhdimisht.
  • Operacionet e gjoksit janë më të përhapurit ndër operacionet plastike.
  • Një studim tregon se gratë që kanë bërë gjoksin, kanë 73% më shumë mundësi që të vrasin veten. Kjo vjen edhe për shkak të vetëvlerësimit të ulët që kanë për veten.
  • Kanceri i gjirit është më i përhapuri nga llojet e kancerëve tek femrat.
  • A duhet të kafshojmë gjoksin? Ekspertët rekomandojnë vetëm kafshime të lehta, jo në zonën e thithkave.
  • Ekziston edhe seksi i gjoksit, kur organi mashkullor fërkohet mes gjinjve. Ka femra që thonë se u pëlqen shumë, por mos e provoni pa e pyetur partneren nëse i pëlqen./expres/