• |
ide | kryesore

Mesazhi prekës që Cristiano Ronaldo i dërgon babait të ndjerë nga Shqipëria

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Është e çuditshme se si Cristiano Ronaldo po i përjeton këto ditë të qëndrimit të tij në Shqipëri. Ylli i futbollit botëror, me t’u ulur në tokën tonë postoi në IG një foto nga kabina e pilotit ku shkroi për Tiranën.

Më pas, qeshi me foto-montazhin që tregonte si ka qenë dhe si do të plakej 30-vjeçari.

Vetëm pak orë pas seancës stërvitore në stadiumin “Qemal Stafa”, Cristiano Ronaldo ka lëshuar një mesazh të fortë e prekës për të atin që nuk jeton më. “Babai im gjithnjë ka qenë pozitiv, e donte futbollin. Kjo më trishton pasi do të doja shumë që ai të kishte mundësi të shihte se sa lart kam arritur, kjo do t’i ndriçonte jetën… Por unë jam i sigurtë që ai po më ndjek nga lart”, përfundon shkrimi i cituar në foton ku lojtari sheh me sytë nga qielli.