• |
ide | kryesore

A ka qenë e lidhur Era Istrefi me Majkin?

Arkiva, Paparazzi
era majki.jpg



Hiti që shpërtheu këtë fund verë club-e e diskoteka, duket se ka prapa një histori rozë. Ose të paktën, kështu la të kuptohet këngëtari nga Kosova Majki, i cili u shpreh publikisht se këtë këngë ia ka dedikuar yllit të momentit, Era Istrefi. I pyetur në intervistën “60 sek” për Prive, autori i një prej këngëve më të pëlqyera të sezonit të nxehtë, tha se “S’jena mo” është kundërpërgjigja e tij për Era Istrefin kur ajo këndoi “Je shum pis”. Kjo deklaratë e Majkit duket se ka lidhje me një romancë mes dy këngëtarëve, që tashmë ka përfunduar, por ka lënë pas dy këngë të suksesshme.