• |
ide | kryesore

Zbulohet kënga e vjedhur e Luanës dhe Getit

Arkiva, Paparazzi
geti luana.jpg



“Tirana Lifestyle”, kënga që tentoi të kthehej në një nga hitet e kësaj vere, është e kopjuar. Origjinali i përket emrave më të njohur të hip-hopit amerikan. Wiz Khalifa, Jucy J dhe të tjerë mjeshtra të rap-it kanë publikuar rreth një vit më parë “Shell Shocked”.

I njohur si një prej këngëtarëve më me influencë në muzikën shqiptare, Getoari i BabaStars, duket se nuk është aq i talentuar sa të krijojë një këngë për “kunatën” e tij, Luana Vjollca. Getit, këngët e të cilit dihen përmendësh nga adoleshentët shqiptarë, i ka shpërthyer tashmë një skandal, që nuk dihet se si do ta përballojë. A mos tashmë që kopja doli në shesh, Getoari do duhet t’u kërkojë falje rreth 4 milion fansave të tij, të cilët besuan e klikuan në ‘youtube’ këngën “Tirana Lifestyle”?

Dëgjoni më poshtë versionin origjinal të artistëve amerikanë, dhe më pas kopjen e Getit me Luanën: