• |
ide | kryesore

Ja pse do të mposhtet shteti islamik

Arkiva, Ide
Bernard-Henri.jpg



Javën e kaluar isha tërë kohën me Kurdët  e Peshmergës, ndërsa ata po luftonin kundër Shtetit Islamik. Udhëtova me një ekip televiziv në një segment rrugor të gjatë në frontin prej 600 miljesh të cilin e morën Kurdët e Irakut nga ata që prisnin kokat.
 
Iu siguroj se do të mposhten kokëprerësit, barbarë me flamur të zi, të cilët tani për tani kanë coptuar pothujase gjysmën e dy shteteve tepër të lëkundura, Sirinë dhe Irakun. Ata do të mposhten, pavarësisht se janë terroristë të aftë, ata nuk janë ushtarë të mirë.
 
Ata do të mposhten, sepse veprojnë tmerrshëm përpara kamerave, duke prerë në qafë pengjet e zënë robë, por më 26 Gusht u shpërndanë si lepurat rreth e përqark Albu Najem, kur aty hyri ushtria popullore Kurde duke ripushtuar 77 milje katrore të asaj toke.
 
Ata do të mposhten, sepse në të njëjtën ditë në fshatin Tal Basal gazetarët lokalë dhe vëzhguesit kishin inçizuar spastrimin e tyre pasi ata kishin shkaktuar një numër të vogël vrasjesh midis Peshmergëve (me sa di 11 të vrarë),  ishin vrarë nga eksplozivi i vendosur nëpër shtëpi e xhami te braktisura, në bidon vajguri ose nën gurë pranë rrugës.
 
Ata do të mposhten, sepse të kundërtën e atyre që dëgjohet kohë pas kohe, ata nuk janë aq trima sa duken: E duan vdekjen më pak seç e duan Kurdët jetën.
 
Ata do të mposhten, sepse vetëm disa prej tyre mendojnë se janë në gjëndje të flasin bindshëm për luftën e tyre, ndërsa Kurdët mbrojnë tokën dhe idenë e tyre duke realizuar ëndrrën e vendit të tyre të lirë  dhe modelin e një shoqërie të veçantë në atë rajon.
 
Ata do të mposhten, sepse gjënden përballë një ushtrie jashtzakonisht profesionale në rritje e sipër, e përbërë nga burra e gra të të gjitha moshave e rrethanave,shumë nga ata kanë lënë pas një jetë të sukseshmë civile,ushtria e këmbësoria e së cilës përbëhet nga ushtarë këmbësorë të moshës 20,30 e 50-vjeçare, ose edhe më të moshuar. Unë bile u takova rastësisht në kreshtën më të lartë të Malit Zartak në vapë te madhe si të një shkretire në një tetëkndësh që shërbenin krah më krah me luftëtarët më të rinj. Ai kishte bërë roje një natë përpara,ndërsa një kolonë e Shteti Islamik ngjitej lartë pjerrësisë,duke shpresuar se mund të pushtonin nga pas Fortesën Kurde.
 
Ata do të mposhten, sepse udhëheqësit e tyre shtrihen për dhe,duke dërguar fanatikët e tyre të flaktë të çmendur për të bërë kërdi, kurse gjeneralët Kurdë me të cilët jam takuar ishin aty në vijën e frontit me shumë respekt dhe të respektuar: në bunker prej betoni për trupat e tyre,por për gjeneralin Maghdid Harki,pozicioni më i dukshëm ishte Bartila prej ku mund të qëllonin snajperistët.
 
Ata do të mposhten, sepse flamurët e zezë të cilët mund te shihen me dulbi disa qindra metra largë në sektorin e Kirkuk ishin vendosur në zona plotë civilë, dhe askush nuk mund të fitojë luftën nëqoftë se përdorë civilët si mburojë njerëzore.
 
Ata do të mposhten, sepse  shkatrrojnë hambarët e  e drithit, duke hedhur në erë pajisjet bujqësore, duke shkatrruar rrugët, dhe duke shëmbur urat dhe kanalet e ujitjes së tokave që  janë mbushur me kallama që i zënë frymën kanalizimeve, zona këto të shkatrruara në rajonet që ata i kishin kontrolluar për një kohë të shkurtër dhe më në fund u detyruan t’i braktisin nga ushtria çlirimtare,që ishte një provim i tyre se ata nuk kuptojnë kurrëgjë më shume se tokën e djegur. Dhe një politikë si kjo nuk jeton gjatë.
 
Ata do të mposhten, sepse Kurdët të cilët e duan jetën, janë në gjëndje, kur ështe nevoja,të vënë jetën e tyre në rrezik,duke bërë vepra heroike siç sugjerohet nga Peshmerga: për ata që ballafaqohen me vdekjen. Kjo është historia e Jamal Mohamed Salih, i cili kur e pa një kamionin vetëvrasës që po sulej me shpejtësi drejtë pozicionit të tyre, në atë cast u ndalua me tank në rrugë dhe shpëtoi jetën e 80 shokëve të tij. Ai shpëtoi. Pavarësisht se ishte plagosur rëndë shpëtoi dhe ishte në gjëndje t’i përshkruante ato levizje.
 
Ata do të mposhten, sepse Shteti Islamik në gjirin e saj ka shumë tradhëtarë të cilët informojnë Peshmergën për lëvizjet e tyre,duke ua bërë të mundur luftëtarëve kurdë befasitë kundër armikut.
 
Ata do të mposhten, sepse atje afër Gwarit i dëgjuam radio-valët e tyre, ishin njësoj si  ato të Kmer Rouge-it, dhe ata do të përfundojnë duke vrarë njëri tjetrin gabimisht.
 
Ata do të mposhten, sepse gjatë vitit të klauar Peshmerga kishte kapërcyer befasitë e vitit, duke u përforcuar rreth Digës së Mosulit. Atje kanë ndërtuar rrugëkalime nëpër male mbi Qaraqosh, ndërtime ato në pikat më strategjike në rajonin Kirkuk,duke mbrojtur zonat e prodhimet bujqësore në rajonin Zartak. Në fusha kanë hapur llogore 10 metra të gjëra për të ndaluar kamionët kamikaze.
 
Më në fund ata do të mposhten për arsye të koalicionit të fuqishëm nderkombetar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, të cilët po luftojnë krah për krah me Kurdët. Unë e  vizitova qëndrën e komandës në një bazë të vjetër ajrore prej ku në  kohën e Saddam Hussein ishin bërë sulme me armë kimike. Jam i bindur se koalicioni do t’i japë fund ,duke i dhënë Shtetit Islamik goditjen e fundit.
 
(Gjekë Gjonlekaj)