• |
ide | kryesore

Zbulohet droga që konsumonin ushtarët e Hitlerit (foto)

Arkiva, Dossier
drrrroooo.jpg



Ushtria gjermane e Hitlerit ka përdorur stimulantë kimikë në mënyrë të vazhdueshme. Në veçanti ka qenë droga e quajtur Pervitin, një metanfetaminë që në shekullin e XX-të ishte e shpërndarë në zona rurale të SHBA-ve. Efektet? Mund të të mbajë të zgjuar dhe aktiv deri në 22 orë. E ka mbështetur këtë teori shkrimtari gjerman Norman Ohler në librin e tij të fundit “Der totale Rausch. Drogen im Dritten Reich” (“Euforia totale. Drogë në Rajhun e tretë”). 70 vjet nga Lufta e Dytë Botërore dell në dritë se ideologjia e Rajhut të Tretë ishte e udhëhequr nga dopingu dhe jo nga idetë dhe disiplina ushtarake.

“Që nga fazat e parë të Luftës së Dytë Botërore, – shkruan Ohler, – “Pervitin” iu është dhënë ushtarëve të Vermahtit dhe në 1939-ën, kohë kur Gjermania sulmoi Poloninë, ajo shpërndahej për të gjithë ushtarët bashkë me ushqimin" – citon lapsi.al.

Otto Ranke, shefi i psikologëve të ushtrisë e konsideronte një substancë me vlerë të madhe ushtarake dhe ua kishte sugjeruar shefave të ushtrisë në front. Kështu, një vit më pas, në 1940-ën, simulanti u bë deciziv në pushtimin e Belgjikës. Edhe gjatë fushatës në Francë, avancimi në Ardenne ishte mjaft i vështirë dhe zgjati 3 ditë në fund të të cilave francezët u mundën.

Ideja fillestare e autorit të librit nuk ishte të shkruante një dossier por një roman. Por gjatë kërkimeve për përgatitjen e librit në arkivat e Fraiburgut dhe Koblencës, por edhe në SHBA i ndryshuan idenë e librit. Ajo që vendosi gjithçka ishte konsultimi me ditarët e mjekut personal të Hitlerit, Theodor Morell të gjithë të ruajtur nga CIA.

A duhet rishkruar historia e nacional-socializmit gjerman? “Jo, – thotë shkrimtari, – vetëm duhet ndryshuar, pamja e përgjithshme./përgatiti lapsi.al/