• |
ide | kryesore

Dëshmia/ Babai i Aylan ishte i dehur, ai shkaktoi mbytjen e anijes

Arkiva, Planet
aylaaaa.jpg



Fotoja dramatike e të voglit Aylan, fëmija i gjendur i mbytur në plazhin e Bodrum në Turqi shkaktoi reagime botërore. I vogli u mbyt së bashku me nënën dhe vëllain e tij 5-vjeçar ndërsa babai i tyre Abdullah Kurdi mbijetoi ndërsa në shumë intervista ai është shprehur i keqardhur që nuk arriti ti shpëtonte ata. Detaje të reja janë mësuar nga tragjedia. Atë natë u mbytën edhe 2 fëmijë të tjerë për të cilët nuk është folur, Zaiba dhe Haidar. Por, kujdes! Për çështjen ka folur tezja e dy fëmijëve. Në një intervistë për gazetën irakene “Shafaq Neës”, ka dhënë një tjetër variant të tragjedisë. Sipas saj ishte pikërisht babai i Aylan që shkaktoi incidentin që çoi në mbytjen e anijes. Sipas saj ai ishte tepër i dehur dhe që shkaktoi mbytjen e anijes. /lapsi.al/