• |
ide | kryesore

Vendosi gjykata: Rruga për në punë të konsiderohet punë

Arkiva, Stil
Oxford Street_1.jpg



Gjykata Europiane e Drejtësisë ka marrë një vendim të çuditshëm për shqiptarët, por ndoshta jo dhe aq për europianët.

Sipas saj koha e shpenzuar duke udhëtuar për në punë, për punëtorët që nuk kanë një zyrë fikse duhet të konsiderohet kohë pune. Kjo periudhë kohe nuk ishte konsideruar si punë nga shumë punëdhënës.

Sipas gjykatës kompanitë duhet t’i përshtaten rregullores së re të BE-së. “Punëdhënësve do t’u duhet të organizojnë orarin e punës për punëtorët në bazë të distancës së punës nga shtëpia”- thuhet në vendim.

Sipas gjykatës vendimi është marrë për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e punëtorëve.

Kjo u bë për të mbrojtur punëtorët nga shfrytëzimi i punëdhënësve dhe një nga qëllimet e direktivës është të sigurojë që asnjë punonjës në BE të jetë i detyruar të punojë më shumë se 48 orë në javë.

BBC citon avokatin Chris Tutton që tha se “mijëra punëtorë mund të shkelin tani rregullat e kohës së punës në Mbretërinë e Bashkuar duke u vonuar qëllimisht për të shkuar në punë”.