• |
ide | kryesore

Dua të jem ‘single’, por me ty

Arkiva, Stil
dua-t-euml-jem-lsquo-single-rsquo-por-me-ty_2_2_hd.jpg



Liri, barazi, dashuri.

Dua që ti të dalësh për birra me shokët, të zgjohesh keq nga stomaku të nesërmen dhe të më kërkosh të vij gjithsesi, sepse do të më përqafosh, do të rrimë përballë e të fërkojmë hundët. Dua të flas në shtrat në mëngjes për çdo gjë, por ndonjëherë, pasditeve, dua që të vendosim që ta kalojmë ditën të ndarë.

Dua të më flasësh për mbrëmjet me miqtë e tu. Të më tregosh që ishte një vajzë në lokal që nuk t’i ndante sytë. Dua të më dërgosh mesazhe kur je I dehur, të më thuash gjëra të parëndësishme, sepse vetëm kështu mund të sigurohesh që edhe unë mendoj për ty.

Dua që të qeshim kur bëjmë dashuri. Të qeshim sepse po provojmë gjëra të reja dhe nuk kanë kuptim. Dua të rrimë me miqtë tanë dhe pastaj ti të më marrësh prej dore, të më çosh në dhomën tjetër sepse nuk mundesh të durosh më, do të bësh dashuri me mua, pikërisht aty. Unë dua të përpiqem të mos bëjmë zhurmë sepse mund të na dëgjojnë.

Unë dua të ha me ty, të më bësh të flas për veten dhe ti të tregosh për veten gjithashtu. Dua të zihemi për Bregun Verior kundër Bregut Jugor, periferinë perëndimore kundër lindores. Dua të imagjinoj folenë e ëndrrave tona, duke e ditur që ne nuk do jetojmë kurrë bashkë. Që ti të bësh biseda pa kokë e pa bisht për planet e tua. Dua të befasohem, dua të më thuash: Merr pasaportën, do nisemi.

Dua të kem frikë me ty. Të bëj gjëra që nuk do i bëja me askënd tjetër, sepse vetëm me ty kam besim! Dua të kthehem shumë e dehur nga një mbrëmje me miq. Të më marrësh fytyrën në duar, të më puthësh, të vësh kokën te unë si të isha jastëku yt, të më shtrëngosh fort natën.

Dua të kesh jetën tënde, të vendosësh papritur që do të nisesh për disa javë. Të më lësh vetëm, të mërzitur, duke pritur për pop-up-in e vogël të Facebook-ut me fytyrën tënde që thotë “ç’kemi”.

Nuk dua të më ftosh gjithmonë kur del në darkë dhe nuk dua të të ftoj gjithmonë kur dalë unë. Pastaj mund të të tregoj si kanë qenë mbrëmjet e mia dhe ti të më thuash si kanë qenë të tuat, ditën tjetër.

Dua diçka të thjeshtë dhe njëkohësisht jo të thjeshtë. Diçka që do më bëjë të pyes veten shpesh, por në minutën kur do jem në të njëjtin vend me ty, ta di përgjigjen. Dua që ti të mendosh për mua që jam e bukur, të jesh krenar që jemi bashkë. Dua të të dëgjoj të më thuash të dua dhe më shumë dua që të ta kthej këtë dashuri. Dua të më lësh të eci para teje që të shikosh si përkunden vithet e mia si lavjerrës një herë majtas një herë djathtas. Dua të më lësh të fshij dritaret e makinës sime në dimër vetëm që të shikosh lëvizjet e mia.

Dua që të imagjinoj gjëra pa e ditur nëse do realizohen. Të jem në një marrëdhënie, që mund të jetë gjithçka, por vetëm e qartë nuk është. Dua të jem shoku yt, me të cilin ty të pëlqen të dalësh. Dua që ty, të të mbetet dëshira për të flirtuar me vajza të tjera, por që të kthehesh te unë për të mbyllur mbrëmjen. Sepse dua të kthehem në shtëpi me ty. Dua të jem ajo me të cilën ti do që të bësh dashuri dhe të të zërë gjumi. Ajo që nuk ikën kur ti punon dhe i pëlqen kur ti humbet në botën e muzikës tënde.

Dua të jetoj një jetë prej ‘single’ me ty. Dua që jeta jonë çift të jetë e barazvlefshmja e jetëve tona ‘single sot’, por bashkë.

Një ditë do të gjej.

Isabelle Tessier, shkrimtare…/