• |
ide | kryesore

Rifillon punën ish-shefi i Interpolit Artan Bajraktari. Po tani kush e ka fajin?

I pakategorizuar
bajraktari.jpg



I arrestuar disa muaj më parë, pasi u akuzua se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit kristian-demokrat Mark Frroku, Artan Bajraktari është rikthyer serish në krye te Interpolit, raporton Vizion Plus. Ky rikthim, vjen pak kohe pasi Prokuroria pushoi hetimet për Bajraktarin, ndërsa ai vete hoqi  dore nga kërkesa qe kishte bere ne Gjykate, per t’i shkuar deri ne fund zbulimit te te vërtetës. Bajraktari u shkarkua nga ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi, i cili pas kësaj ngjarjeje, paraqiti edhe vete dorëheqjen. Në kërkesën për dorëheqje të parevokueshme që mban datën 31 mars 2015 dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Didi i quante veprimet e dy drejtuesve të policisë qe u arrestuan, dhe ngjarjen “si të papranueshme” për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit” dhe “cënuese” për  imazhin e policisë.
“Meqë nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit” argumentonte Didi në kërkesën e tij. Vërtet kjo ngjarje shërbeu për dorëheqjen e ish drejtorit të përgjithshëm të policisë, Didi, por ende kërkush nuk ka arritur të mësojë se kush e kishte fajin për fshehjen e dokumentit të Interpolit. Mënyra se si Bajraktari ka tërhequr padinë dhe se si ai është kthyer në punë të lë të dyshosh se këtu ka një pakt heshtjeje për të varrosur një krim shtetëror. Sipas të gjitha gjasave dokumenti është fshehur me urdhër të lartë politik. Kur skandali shpërtheu, bajraktari u përdor si kokë turku. Më pas edhe Didi. Por tani kur ngjarja është fashitur, ata që kanë dhënë urdhrin politik me sa duket i kanë larë borxhin bajraktarit në këmbim të heshtjes. (lapsi.al)