• |
ide | kryesore

Sa kushton një pikturë e Edi Ramës në ekspozitën e Mynihut

I pakategorizuar
image.jpeg



Edi Rama u paraqit si artist para një grupi simpatizantësh, gazetarësh e artdashësish në Mynih të Gjermanisë. Në Kampl Gallery ai ka prezantuar 100 piktura. Janë nga ato punime që ai bën në tavolinën e punës kur bisedon me persona të ndryshëm. Por sa kushton një nga këto punime? Gazeta Abendzeitung München shkruan se një prej tyre ka vlerën e 1 500 eurove. Nëse do t’i shesë të gjitha Rama do të arkëtojë rreth 150 mijë euro. Rama u ka shpjeguar vizitorëve të ekspozitës së tij “se pikturat janë pjesë e tavolinës së tij të punës dhe procesi i krijimit është i pavarur nga procesi i mendimit”. Ai tha se “ndërkohë që zhvillon takime apo diskuton për çështje të ndryshme me bashkëpunëtorë është dora dhe syri që në bashkëveprim harmonik me njëri tjetrin krijojnë këto vepra artistike”. Lapsi.al