• |
ide | kryesore

Olti Curri dhe Albana Osmani hapin lojën/ Rama – Berisha – Kryemadhi, pritet të bëhen kukulla

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Tashmë është fakt, moderatorët e Top Channel janë shndërruar në kukulla. Personazhet e njohur të ekranit Albana Osmani e Olti Curri, i janë futur një fushate inovative për të ndihmuar grupet në nevojë. Bëhet fjalë për krijime ‘mini clone’ të quajtura MengMe, që kanë filluar të shiten online me çmim 35 euro. Sipas postimeve të Albanës e Oltit, “nga çdo shtet do të përzgjidhen 5 persona të famshëm, kukullat e të cilëve do të materializohen për të ndihmuar nismën #saveangels (shpëtoni ëngjëjt)”. Lapsi.al mësoi se në proçes shndërrimi janë edhe kukullat e disa prej politikanëve më të lartë si: Kryeministri Rama, ish-Kryeministri Berisha apo Monika Kryemadhi. Nëse Olti dhe Albana duken të lezeçëm në versionin kukull, mbetet për t’u parë se si do të duken në plastikë, drejtuesit më sipër.

Ju mund të blini ose dhuroni kukullën në këtë adresë: www.meng-me.com