• |
ide | kryesore

Pakistani ndalon reklamën për prezervativët

Arkiva, Planet
z_1442247838-3814795.jpg



Rregullatori i medias në Pakistan ka ndaluar transmetimin në televizion të një reklame për prezervativët, duke e cilësuar atë si “të pamoralshme” dhe në kundërshtim me normat fetare.
Zëdhënësi i rregullatorit të medias, Fakhar-ud-Din Mughal, ka thënë se agjencia ka marrë “dhjetëra ankesa” kundër reklamës.
 
Në Pakistan – një shoqëri konservatore myslimane prej rreth 200 milionë banorësh – seksi dhe planifikimi familjar konsiderohen tema tabu nga shumica.
 
Sipas Kombeve të Bashkuara, një e treta e pakistanezëve që duan kontroll në lindje, nuk kanë qasje në të./rel/