E dashura e djalit të ish-Kryeministrit Berisha, duket se ka zbuluar se si e thërret partnerin e saj. Ish-miss Albania ka postuar në ‘Snapchat’ një video ku shihet e ulur përpara pasqyrës së palestrës, nga ku drejton kameran tek një djalë që vrapon në pistë. Nisur nga përshkrimi i vizatuar mbi video, bëhet fjalë për Zenin, pasi Armina shkruan: “Unë dhe bossi im”.