• |
ide | kryesore

Holta Dulaku tall Drini Zeqon, gazetari e falenderon

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Me sa duket, marrëdhëniet mes producentes së DWTS dhe ish-prezantuesit të show-t të V+, Drini Zeqo, vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, ose të paktën, kur replikat ndodhin në publik. Përkundër “tradhëtisë” së përfolur, Holta Dulaku nuk e ka fare problem se Drini e braktisi për Grabockën. Por, bashkëshortja e njërit prej pronarëve të V+, siç e ka treguar edhe herë të tjera, nuk t’a përton. Me ironinë që e karakterizon nëpër statuset që drejton nga facebook, ajo ka thumbuar gazetarin duke i thënë “unë të bëra me Master dhe me duart e mia të lash të ktheheshe në klasë të parë”. Kjo fjali duket se e ka prekur moderatorin i cili këtë sezon do kërcejë krah Viola Spiros në “Dance With Me”. Drini ka replikuar me ish-shefen e tij, butë, duke i thënë se në spektaklin e Vera Grabockës, ka shkuar për doktoraturë. Këtë herë, Holta Dulaku deshi të qëllojë me një gur, dy zogj, “këtë lloj doktorature e ke me pagesë të shtrenjtë, po ta dhanë”, shkruan producentja e V+, duke lënë të kuptohet se çmimi që Drini duhet të paguajë tek “Dance With Me”, është i shtrenjtë. Në fund të komenteve, Holta i kujton Drinit se “më në fund” i detyrohet një kafe, ndërsa prezantuesi i zënë ngushtë i premton drekë.