• |
ide | kryesore

Provokimi/ A është Papa, katolik?

Arkiva, Planet
papa.jpg



E përjavshmja amerikane Newsweek ka botuar një kopertinë që ka ngjallur shumë polemika. Ajo shfaq Papa Françeskun dhe pyet: “A është Papa katolik?” Kjo kopertinë bëhet vetëm pak para vizitës së Papës në SHBA. “Newsweek citon edhe një sondazh të Gallup, që ka pikërisht këtë pyetje, “A është Papa katolik?” Pyetja vjen pas disa qëndrimeve provokuese të Papës, si në rastin e homoseksualëve, kur tha se “kush jam unë që t’i gjykoj unë ata”. Por, edhe për vendimin e faljes së mëkatit të abortit si dhe qëndrimet për divorcin. Sipas sondazhit të Gallup, nëse në 2014-n popullariteti i Papës ishte 89%, këtë vit ka rënë në 71%. “U premtoi shumë progresistëve doktrinalë dhe politikë, por ka trembur tradicionalët, për të cilat feja duhet të jetë imune nga presionet politike”, shkruan NewsWeek. Ndaj dhe ajo ngre pyetjen: “A është Papa katolik?