• |
ide | kryesore

16-vjeçari mysliman shpik një orë, arrestohet nga policia

Arkiva, Planet
ora.jpg



Policia në Irving të Texas ka publikuar një fotografi të një ore të shpikur nga një nxënës 14 vjeçar, e cila gabimisht ishte menduar si bombë. Ahmed Mohamed, adoleshenti që shpiku orën, u arrestua pasi mësuesi e raportoi orën si rrezik. Një hetim policor zbuloi se ora nuk ishte e rrezikshme, dhe se Mohamed ishte liruar pa akuza. Arrestimi i Mohamed ngjalli debat në rrjetet sociale derisa shumëkush tha se ai u arrestua sepse ishte mysliman. Ishte vetë presidenti amerikan Barack Obama që me një postim në rrjetet sociale e ftoi 16-vjeçarin në Shtëpinë e Bardhë për ti treguar orën e tij. Edhe kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton, ishin në mesin e atyre që e përkrahën adoleshentin.