• |
ide | kryesore

Facebook: Ja pse nuk do të ketë një buton “dislike”

Arkiva, Planet
facebook-dislike.jpg



Butoni “Dislike” ka qenë prej kohësh gjëja më e kërkuar nga përdoruesit e Facebook. Kur Mark Zuckerberg tha se kompania që ai drejton është duke punuar që shfrytëzuesit e rrjetit më të madh social në botë të kenë mundësinë të solidarizohen, apo të shfaqin empati, me viktimat e tragjedive, kjo u transmetua sikur Facebook do të krijojë një buton “DISLIKE”. Por, një ditë më parë Zuckerberg në mënyrë eksplicite tha se nuk kjo ajo që Facebook është duke ndërtuar.

"Ne nuk kemi dashur që vetëm të ndërtojmë një buton “Dislike”, sepse ne nuk duam që Facebook të kthehet në një forum ku njerëzit votojnë lart ose poshtë në postimet e njerëzve. Kjo nuk duket si lloj i komunitetit që ne duam ta krijojmë", – tha Zuckerberg.