• |
ide | kryesore

Fiton Lotarinë Kombëtare, i kërkon gruas divorcin

Arkiva, Stil
kinezi.jpg



Të fitosh një shumë të madhe në lotari me siguri që ta ndryshon jetën. Një kinez i quajtur Liu Xiang, nga Chonging e ka ndryshuar jetën në një mënyrë radikale. Sapo mori vesh se ishte fitues i një lotarie ai nuk rendi t’i tregojë familjes, përkundrazi e mbajti të fshehtë. Shuma e fituar ishte 4,6 milion yuan (mbi 640 mijë euro). Gjëja e parë që bëri ishte kërkimi i divorcit nga gruaja. Pa asnjë motivacion konkret ai dorëzoi dokumentet dhe u zhduk. Pas pak kohësh u paraqit në bankë dhe tërhoqi çmimin me shpresën të niste një jetë të re. Për fat të keq pas disa ditësh një mik i vjetër i tij telefonoi në shtëpi për të pyetur se si çifti po kalonte jetën tashmë që ishin bërë të pasur. Në shtëpi ishte vetëm gruaja dhe ajo u habit kur dëgjoi për lotarinë. Megjithatë ishte në kohë të kërkonte nga gjykatësi të ndryshonte kërkesat për divorc duke kërkuar gjysmat e parave. Vendimi i gjykatës në fakt ishte i ndryshëm duke i dhënë asaj vetëm çerekun e parave ndërsa bashkëshorti duhet të shlyente të gjitha borxhet që kishin kur ishin në një familje./lapsi.al/