• |
ide | kryesore

Akuza shokuese e Koresë së Jugut: Samsung po u shkakton kancer punonjësve të tij

Arkiva, Planet
Expo_2012_Samsung_pavilion.JPG



Akuzat e shoqërisë civile kanë tronditur gjigandin Samsung duke e vënë atë në një presion të madh.
 
Sipas tyre pajisjet teknologjike të përdorura nga kompania kanë shkaktuar vdekjen e qindra punonjësve në 5 vitet e fundit nga kanceri.
 
Shoqatat e ndryshme në Korenë e Jugut kanë kërkuar nga shteti të ngrejë një grup kontrolli për sigurinë e punonjësve në kompaninë gjigande koreanojugore.
 
Qindra vartës koeanë dhe të huaj kanë humbur jetën në 5 vitet e fundit dhe sipas shoqërisë civile kjo ka ndodhur për shkak të helmimeve që vijnë nga pajisjet radioaktive të Samsung.
 
Shkaku kryesor ishe leucemia, kanceri në tru apo në fyt.
 
Samsung megjtihëse nuk e ka pranuar akuzën u ka ardhur në ndihmë familjeve të personave që kanë humbur jetën duke u dhuruar 75 milionë euro.
 
“Në do të paguajmë këto para deri në fund të vitit. Megjithëse nuk është provuar shkencërisht se ata kanë humbur jetën për shkak të kushteve të punës, ne duam të solidarizohemi me ta”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e shtypit të Samsung.
 
Megjithëse ende nuk kanë arritur të fitojnë kauzën e tyre, familjet e punonjësve të ndjerë thonë se kjo është një fitore e vogël në betejën e tyre.
 
Vdekja e parë misterioze ka qenë e punonjësit Huang Yu-Mi, i cili vdiq nga leuçemia mieloide akute, një rast i rrallë kanceri që godet moshat e mëdha, por Yu-Mi ishte vetëm 22 vjeç dhe për këtë arsye nisën monitorime të detajuara në fabrikat e Samsung, raporton Tema. 
 
Tashmë shoqatat e ndryshme të shoqërisë civile shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Samsung për të hetuar efektet anësore të pajisjeve teknologjike për të gjetur dhe parandaluar shkaqet e vdekjeve të punonjësve të gjigandit koreanojugor./