• |
ide | kryesore

7 arsye që bota mund të përfundoj pas 7 ditësh

Arkiva, Planet
wildfires.jpg



Planeti Tokë është bombarduar në fillim të këtij shtatori nga një seri fatkeqësish natyrore përfshirë tërmetet, zjarret, meteorët dhe vdekje masive e pashpjegueshme e kafshëve.
Tani vëzhguesit e ‘Hënës së përgjakur’ po pretendojnë se të gjitha këto ngjarje të çuditshme tregojnë vetëm dhe vetëm për një gjë, fundin e botës.
 
Si datë përmendet 28 shtatori, ku sipas teoricientëve të konsipiracionit, kjo seri fatkeqësish është vetëm fillimi i fundit.
 
Disa po pretendojnë se një asteroid gjigand do të godasë Tokën javën e ardhshme duke shkaktuar një ngjarje kataklizmike të ngjashme si te ‘Ice Age’ dhe më vonë u zbulua se një numër i asteroideve të papara më parë janë parë në hapësirë ditën e hënë.
 
Një numër i fatkeqësive të tmerrshme natyrore dhe fenomeneve të pashpjegueshme kanë goditur botën, duke përmendur tërmetin në Kili, zjarret në Kaliforni, përmbytjet masive në Tajlandë dhe vdekja misterioze e 140.000 antilopave të cilat u gjetën të shpërndara në fushat e Kazakistanit.
 
NASA nuk e ka përjashtuar mundësinë që një asteroid do e godas Tokën më 28 shtator, një ndikim gjoja i shkaktuar nga ‘Hëna e përgjakur’.
 
Agjencia hapësinore thotë se është vazhdimisht në monitorimin e qiellit për shenja të ndonjë asteroidi që po vije.
 
NASA përdor një sistem të automatizuar të monitorimit të përplasjes të quajtur ‘Sentry’ që vazhdimisht skanon ‘katalogun e asteroidëve’ për të parë mundësinë e një goditjeje./