• |
ide | kryesore

Teatri i Veliajt pas zbulimit të biçikletës si mjet transporti

Arkiva, Pikante
Veliaj.png



Do të jetë teatër me shumë seri ky i Erion Veliajt në krye të Bashkis së Tiranës. Premtuese e bën situatën vetë Veliaj. Ai e nisi me përdorimin e autobusit për të shkuar në zyrë në ditën e parë të punës, pasi kishte zbritur nga Kodra e Diellit deri afër qendrës me makinën e tij luksoze. Këto ditë "kryebashkiaku i këtij qyteti të madh" -siç e quan veten në Twitter po shihet majë biçikletës për të promovuar javën pa makina. Aq shumë po i lezeton zbulimi i biçikletës si mjet transporti, saqë nuk i zbret as kur i duhet të bëjë vetëm pak metra rrugë. Si sot për shembull. Ai shkoi me biçikletë nga zyra e tij në Bashki deri tek selia e PS, një distancë kjo vetëm 260 metra larg që përshkohet në vetëm 3 minuta në këmbë, siç e tregon edhe Google Maps. Lapsi.al