• |
ide | kryesore

Gjermania miraton ligjin: Jo azil për shqiptarët

Arkiva, Planet
rregullat.JPG



Asnjë qytetar i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë nuk do të përfitojë azil në Gjermani. Kështu bëri të ditur ministri i brendshëm gjerman, Thomas De Maiziere, duke rikonfirmuar lajmin, se disa vende të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen edhe Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të shpallen vende të sigurta origjine. Legjislacioni i ri gjerman, parashikon në te gjitha pikat e tij, që asnjë qytetar i këtyre vendeve nuk do të përfitojë më të drejtën e azilit në shtetin gjerman.

Thomas De Maziere u kujdes të saktësonte gjithashtu se unioni konservator dhe socialdemokratët gjerman kanë rënë dakord edhe për kufizimin e ndihmave sociale që ofrohen për azilkërkuesit. Rregullat e reja vlejnë pa përjashtim për të gjithë kontigjentin e refugjatëve që duhet të largohen nga vendi si dhe per pjesën që është vendosur të shpërndahen në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Refugjatёt, tё cilёt kanё ardhur nga vende tё tjera tё BE-sё, sipas projektligjit nuk duhet tё kenё pretendime pёr tё pёrfituar mbi bazёn e ligjit tё ndihmave pёr azilkёrkuesit. Pёr procesin e tyre mbi bazёn e rregullores sё Dublinit ёshtё pёrgjegjёs vendi anёtar, ku kanё hyrё fillimisht refugjatёt nё BE. Mbi kёtё bazё atyre duhet t’u jepet ndihmё pёr udhёtimin nё formёn e njё bilete dhe ushqimit pёr udhёtimin.

Me kёtё ligj synohet tё ashpёrsohet dukshёm e drejta e qendrimit. Refugjatёve, qё krijojnё vete pengesa pёr tё mos u dёbuar, do t’u ndalohet tё punojnё dhe humbasin tё drejtёn e ndihmёs sociale. Nёnshtetasve nga tё ashtuquajturit ‘vende tё treta tё sigurta’, krahas punёs do t’u ndalohet edhe pjesёmarrja nё kurse kualifikimi. Sipas projektligjit, koha e qendrimit nё vendstrehimet e pranimit fillestar tё refugjatёve synohet tё dyfishohet nё gjashtё muaj. Nё kёto qendra azilkёrkuesit nё vend tё parave nё dorё do tё marrin vetёm ndihma nё natyrё. Nё tё ardhmen edhe procedura e dёbimit do tё lehtёsohet.