• |
ide | kryesore

Gazeta gjermane: SHBA-ja po përgaditet për luftë me Rusinë

Arkiva, Planet
foto.jpg



E përditshmja gjermane “Deutsche Wirtschafts Nachrichten” ka shkruar se SHBA-ja po përgaditet për një konflikt të mundshëm me Rusinë në Shtetet Baltike.
 
Sipas të përditshmes gjermane, Pentagoni është duke u angazhuar në zhvillimin e planeve të ndryshme, si dhe po performon simulime të ndryshme të luftërave të mundshme, në mënyrë që të jetë i gatshëm t’i përgjigjet ndonjë agresioni të mundshëm rus, transmeton Indeksonline.
 
Për herë të parë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, Pentagoni po rishikon planet e veta në rast të një konflikti ushtarak me Rusinë, duke i dhënë vëmendje të veçantë fqinjëve rus në Baltik. Plani i ri ushtarak i SHBA-së fokusohet në të ashtuquajturën luftë hibride. Përdor forca jo të rregullta, destabilizim në regjion duke organizuar protesta masive si dhe sulme kibernetike. Ndërkohë, sipas gazetës si pretekst për aksione ushtarake, SHBA-ja përsëri  e përdor përfshirjen e Rusisë në konfliktin e Ukrainës. /