• |
ide | kryesore

Prezantuesja e lajmeve në Zjarr Tv merr ofertë nga “Playboy”

Arkiva, Paparazzi
spikerja.jpg



Në mediat ndërkombëtare vazhdon jehona për prezantuesen e lajmeve të Zjarr Tv. Enki Bracajt i janë hapur dyert e suksesit ndërkombëtar.

Tabloidi britanik “Mirror” shkruan se 21-vjeçares i ka ardhur një ofertë nga “Play Boy” për të realizuar një set fotografish. “Mirror” citon edhe drejtuesin e Zjarr Tv, Ismet Drishtin, i cili ka thënë se nëse Bracaj pranon ofertën e “Playoy”, kjo do të dëmtonte punën e saj në televizion.

Nga ana tjetër vetë 21-vjecarja është shprehur se është e ndërgjegjshme që suksesi nuk vjen brenda një dite, por ajo është tëshmë në hapat e para dhe të sigurta të karrierës së saj. Enki Bracaj mori famë nga mënyra e prezantimit të lajmeve. Ajo ekspozente dekoltenë e saj, veprim që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve./Lapsi.al/