• |
ide | kryesore

Lideri laburist: Sulmet e 11 Shtatorit u manipuluan…

Arkiva, Planet
lideri-laburist.jpg



Lideri i ri laburist në Britani, Jeremy Corbyn, pretendonte se sulmet e 11 Shtatorit u manipuluan nga Perëndimi në mënyrë që të niste lufta në Afganistan.

Kështu thuhej në një shkrim të publikuar prej tij 12 vjet më parë.

Lideri aktual laburist kritikonte në atë kohë Tony Blair dhe George W. Bush se e kishin përdorur 11 Shtatorin për të hyrë në luftë.

Ai pretendonte se u manipulua në atë mënyrë, që Osama bin Laden të dukej përgjegjës për ngjarjen e rëndë.

Madje Corbyn dukej se mbështeste teoritë konspirative për një “Rend të Ri Botëror”.

Duke shkruar në vitin 2003 në “The Morning Star”, ai theksonte: “Historianët do të studiojnë me interes manipulimet e lajmeve gjatë 18 muajve të fundit”.

“Pas 11 Shtatorit u bënë shpejt dhe të zhurmshme akuzat se bin Laden dhe Al Kaida e kishin kryer krimin. Kjo u kthye në sulm ndaj talibanëve dhe më pas në ndryshim regjimi në Afganistan”.

“Qëllimi i makinerisë amerikane të luftës është që të mbajnë një rend botëror të dominuar nga bankat dhe kompanitë multinacionale në Europë dhe Amerikën e Veriut”.

Kjo vjen përpara konferencës së parë të Laburistëve. Një grup deputetësh laburistë pritet të deklarojnë se partia nuk do fitojë zgjedhje me Corbyn në krye./mapo/