• |
ide | kryesore

Pamjet e shkëmbimit të spiunëve mes Rusisë dhe Estonisë (video)

Arkiva, Planet
lkut.JPG



Këto janë pamjet e rralla të shkëmbimit të dy spiunëve mes Rusisë dhe Estonisë. Pamjet mbi urën e lumit Piusa të sjellin në vëmendje Luftën e Ftohtë. Rusia dorëzoi Eston Kohver, oficer estonez i sigurisë i dënuar me 15 vite burg për spiunazh. Në krahun tjetër Estonia dorëzoi Alexei Dressen, një ish-zyrtar estonez, i dënuar me 16 vite burg si spiun rus. Ky shkëmbim vjen në një moment tensioni të lartë mes dy vendeve. Kur gjykata ruse dënoi Kohver me 15 vite punë të rëndë Estonia tha se ai u rrëmbye brenda territorit të saj. Rusia e mohon duke theksuar se e kanë arrestuar brenda territorit rus, me një pistoletë, municion, 5 mijë euro cash dhe pajisje spiunazhi. Në krahun tjetër Dressen ishte dënuar nga Estonia për tradhti dhe shpërndarje të sekreteve shtetërore. Ai u arrestua në aeroport, teksa po nisej për në Rusi. Prokurorët thanë se me vete kishte dokumente të klasifikuara.