• |
ide | kryesore

Ky njeri është më i urryeri në Botë!

Arkiva, Planet
njeriu-300x164.jpg

Një uragan fyerjesh dhe sulmesh në rrjet kanë rënë mbi Daryush Valizadeh, i njohur ndryshe si Roosh V.

Shkrimtari i njohur për antifeminizmin e tij ka botuar një libër të cilin e cilëson si “turizëm seksual”.

Por sipas lexuesve ai është një libër që tregon teknika se si të kryesh përdhunime pa u ndëshkuar.

Një libër horror e kanë cilësuar lexuesit.

Madje ka nisur një peticion që ka mbledhur mijëra firma në pak orë që libri të hiqet nga faqja e shitjeve online Amazon.

36-vjeçari mbrohet duke thënë se është një sugjerim që femrat të mos frekuentohen me meshkuj për të cilët nuk kanë interes seksual.

Por lexuesit e shohin ndryshe.

“Mos i shisni librat e tij mbi përdhunimin. Ai po bën biznes duke u shpjeguar meshkujve se si të përdhunojnë femrat dhe t’ia hedhin paq. Ky libër është një tjetër përdhunim për femrat anembanë botës”, thotë drejtuesja e një blogu të njohur amerikan.

Në librin e Roosh V që mund të blihet lehtësisht për disa euro në Amazon, shpjegohet se si mund të abuzohet me një femër por edh të shmanget ndëshkimi nga ligji.

Ai madje ka rrëfyer në një pjesë të librti se si ka kryer një përdhunim.

“Teksa kthehesha në shtëpi e kuptova se shoqëruesja ime ishte e dehur. Në Amerikë të bësh seks me një femër në kushte të tilla konsiderohet përdhunim. Por ajo nuk ishte në gjendje që të reagonte kështu që bëra seks me të. Nuk dua ti racionalizoj veprimet e mia, të bëj seks është ajo që më pëlqen më shumë”, shkruan ai.

Kjo frazë ka shkaktuar irritim të madh dhe mijëra persona e akuzojnë si përdhunues dhe njeri pervers.

Roosh V shkon më tej duke sugjeruar që ideja e tij se nëse kryhet përdhunimi në pronë private të konsiderohet i ligjshëm.

“Nëse një femër vjen në shtëpinë tënde është e interesuar. Ndaj edhe nëse shkon me të kundër dëshirës së saj nuk duhet ndëshkuar, fundja erdhi me dëshirën e saj”, thotë 36-vjeçari./Tema/

Kthehu