• |
ide | kryesore

Ragni, së shpejti këngëtare (foto)

Arkiva, Paparazzi
180730-parul-chauhan.jpg

Në Indi njihet si modele dhe aktore madje shpesh ka prezantuar edhe programe të ndryshme televizive. Po flasim për Ragnin, personazh ky që është bërë mjaft popullor në Telenovelën “Bidai”. Emri i saj është Parul Chauhan, pavarësisht se më lehtë identifikohet si Ragni. Plani më i afërt i saj lidhet me realizimin e një video muzikore, duke bërë që karriera artistike të pasurohet edhe më tej. Kënga do të mbajë titullin “Tu Mera” dhe është e shkruar nga Garima Anand. Megjithatë lidhja e Ragnit me muzikën nuk ka filluar rastësisht pasi në vitin 2009 ka marrë pjesë në një reality show, ku është shfaqur duke performuar zhanre të ndryshme dhe më pas i është propozuar çmimi indian “Televizioni i Akademisë”./tvklan.al/


Kthehu