• |
ide | kryesore

Ledri harron rrahjen nga ish i dashuri i Dafinës, mungon në gjykatë

Arkiva, Paparazzi
ledri_1_444984.jpg



Në qershor të vitit 2012 pati një përleshje fizike midis Krenar Çoçajt, ish të dashurit të Dafina Zeqirit, dhe Ledri Vulës, asokohe i dashuri i saj. Krenari rrahu keq Ledrin jashtë një lokali nate në Prishtinë, dhe ky i fundit mori disa çarje në vetull dhe përfundoi në spital. Zënka e dy meshkujve të këngëtares kosovare shkoi në gjykatë dhe procesi ende nuk ka mbaruar, megjithëse kanë kaluar 3 vjet. Mediat kosovare raportojnë se as reperi Vula  e as avokati i tij sërish nuk janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Siç duket Ledri e ka lënë pas krahëve të shkuarën, historinë me Dafinën dhe rrahjen që i bëri Çoçaj. Ai tashmë po jeton i lumtur historinë e dashurisë me Adelën, vajzën bukuroshe të ish- Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Theodhori Sollaku.