Italiani Nikola Ricoli ka arbitruar ndeshje shumë të rendësishme, por kjo e sotmja mbart një tension të veçantë, për shkak të toneve nacionaliste. Duke parë situatën e acaruar, italianë kanë nisur të bëjnë humor me arbitrin e tyre, që këto dite mund të shijonte ndonjë ditë pushimi më shumë, për shkak të pushimit të ndeshjeve kampionatit. “Do ta kujtojmë si një njeri të drejtë” është diçitura e fotografisë që ironizon nisjen e tij drejt Tiranës. Mediat italiane shkruanin se atmosfera i ngjan asaj të nisjes së një lufte.