• |
ide | kryesore

Çfarë të themi në shtrat?! Ja fjalët “in” e “out”…

Arkiva, Stil
sesso_san_valentino.jpg



Për 92% të femrave, të folurit gjatë raportit seksual e shton kënaqësinë. Mjafton të përdoren fjalët e duhura. Fjalë të përshëritura në vesh, të thëna më fort ose të lëna përgjysëm… Ka nga ata që janë shumë praktikë në këtë, por ka dhe nga ata që zgjedhin heshtjen. Femrat sidomos, frenohen më shumë.

TE FOLURIT I BEN MIRE SEKSIT

Pra ja vlen të dish se si të shprehesh në shtrat, në mënyrë që të kënaqesh më shumë. Të folurit gjatë seksit i bën mirë çiftit dhe merret kënaqësi më e madhe se sa në rastet kur gjithçka bëhet në heshtje. Si burrat ashtu edhe gratë preferojnë një partner orator poshtë çarçafëve, sipas një studimi në Universitetin e Leeds, në Britaninë e Madhe. Në 71 gra të intervistuara, 92% janë përgjigjur se përdorin fjalë në shtrat të cilat rrisini kënaqësine e vetëvlerësimin si të vetes dhe partnerit, duke zgjedhur ato më të zakonshme, përshpërima, thirrje, ulërima…

METODA E DUHUR

Por vetëm të flasësh gjatë seksit nuk mjafton. Ekzagjerimet me vulgaritet, pa ëmbëlsi dhe shpërthimet në deklarata të gjata mund të ulin ndjeshëm nivelin e kënaqësisë. Pra duhet bërë kujdes më dozën, dhe sigurisht të zgjedhësh fjalët e duhura. Këtë e konfirmon një tjetër studim në Universitetin e Cleveland, në Shtetet e Bashkuara, sipas të cilit komunikimi në intimitet ul menjëherë nivelin e ankthit, dhe përçon siguri e spontanitet. Por me kusht që të përzgjidhen me kujdes shprehjet, dhe toni i zërit me të cilin do të thuhen.

FJALET “OUT”

në 207 persona të intervistuar, burra e gra, shumica e meshkujve kanë këshilluar që femrat të shmangin përdorimin e përkëdhelive infantile të tipit: zemëush, shpirtush, arush, miush, i vogli im… Këto ulin nivelin e kënaqësisë, japin bezdi. Nga ana tjetër, gratë shfaqin një farë irritimi karshi shprehjeve vulgare të meshkujve, që shpesh tingëllojnë si urdhëra dhe mungesë respekti. “Më trajtoi sikur të isha një grua rrugësh”, është mendimi tipik që rrezikon të nxjerrë kokë në të tilla raste, veçanërisht nëse këtë lloj bezdie e mban për vete dhe nuk ja thua parnterit.

FJALET “IN”

Duket paradoksale por nuk është diçka e re. Ndryshe nga gratë, burrave një e folur vulgare në shtrat iu pëlqen jo vetëm që ta përdorin, por edhe ta dëgjojnë. Niveli i tyre i eksitimit do të rritej ndjeshëm nëse dëgjojnë shprehje “të pisëta” nga ana e partnereve të tyre, madje kjo do të ushqente fantazinë e tyre seksuale. Në të kundërt, gratë e arrijnë më lehtë orgazmën kur mashkulli i tyre thotë shprehje dashurie e ndjenje të tipit: zemra ime, të dua. Fjalët e ëmbla forcojnë ndjesinë e tyre të të qënit të dashuruara e të mbrojtura.