• |
ide | kryesore

Ish- gruaja e Bleros gjen të dashur

Arkiva, Paparazzi
11406862_852333198167768_6448349062675852373_n.jpg



S’ka kaluar ende një vit nga ndarja e tyre zyrtare, dhe çifti i famshëm kosovar Blero dhe Teuta e kanë harruar njëri- tjetrin. Nëntorin e kaluar përmes një deklarate për mediat ata njoftuan ndarjen përfundimtare, dhe ishte kanautori i pari që nisi një lidhje të re. Ai u pa shpejt me modelen kosovare Afrona Dika, me të cilën vazhdon të jetë i lidhur lumturisht edhe sot. Mirëpo dhe ish- bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi nuk priti gjatë. Me nje dedikim plot ndjenjë ajo shfaqi hapur dashurinë për mashkullin e saj të zemrës. I dashuri i Teutës është trajner fitnesi dhe quhet Adonis Morina. Përmes një postimi në Instagram, Teuta i ka uruar ditëlindjen të dashurit të ri duke shkruar: Unë të zgjodha ty dhe ti më zgjodhe mua. Po ne kishim jetë të tjera të cilat i kemi zgjedhur vetë. Çdo person, çdo problem, çdo gabim ka qenë i shkruar të ndodhte që të na drejtonte për tek njëri- tjetri”. Ish- burri i saj kantautori Blero duket se ka qenë më herët në dijeni për këtë lidhje. Në një prej intervistave të tij ai i ka uruar gruas fat dhe lumturi me të dashurin e ri. Blero dhe Teuta janë prindër të një vazjë, që sipas vendimit të përbashkët jeton me të ëmën.