• |
ide | kryesore

Greg Rama nuk e dëgjon babin dhe i jep këshilla kombëtares për “vrapin e të çmendurve”

Arkiva, Paparazzi
greg.png



Greg Rama nuk e dëgjon babin. Me një status në rrjetet sociale, ai bëri të kundërtën e asaj që kërkoi i ati, dhe kritikoi lojën me Serbinë. “Vrapimi i të çmendurve” e quan Gregu atë të futbollistëve, duke e shoqëruar me këshilla për lojën me Armeninë: “Lojtarët shpëtuan nga pesha e rëndë e përgjegjësisë në ndeshjen me Serbinë dhe tani i mbetet të vrapojnë jo si të çmendur, por me gjakftohtësi, ide dhe strategji të qarta drejt fitores”.

Por a e dëgjoi babin një ditë më parë Gregu në konferencë për shtyp?

“Siç e ka thënë legjendari Loro Boriçi, shqiptarët janë një popull trajnerësh; çka na bën shumë qesharakë, kur me gjoja argumente, ata që i kemi bërë dragonj për fitoren në Beograd i kthejmë në pula për humbjen në Elbasan” tha Edi Rama duke sulmuar të gjithë ata që marrin përsipër te kritikojnë kombëtaren.

Gjithsesi Gregu është tani në një moshë të rritur dhe ka mendimet e tij. Por kur t’i bëjë ato publike duhet të llogarisë edhe sulmet e kryeministrit, siç bëjnë të gjithë shqiptarët në fund të fundit.