• |
ide | kryesore

Luana nervozohet nga kaosi në rrugët e Tiranës: Trafik leshi

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg

Që kur ka hyrë në lojë ‘snapchat’ ku vipat postojnë momente të përditshmërisë së tyre, vëmendja e fansave është përqëndruar në aplikacionin e famshëm, për të mësuar më shumë rreth jetës së personazheve që ndjekin hap pas hapi. Me të mirat e të këqijat e tyre, si njerëz të thjeshtë, ‘snapchat’ nxjerr në pah një pjesë të mirë të karakterit të atyre që e përdorin. Në pamundësi për të ndërhyrë si me photoshop, ashtu dhe me programe montazhi videosh, “të varurit” nga ky program, shpesh kanë rënë prè edhe e medias që analizon çdo detaj.

Luana Vjollca është një prej personazheve më së shumti aktive në ‘snapchat’. Bukuroshja e Top Channel tregon shumë nga vetja me foto e video. Sot ajo ka rrëfyer udhëtimin për në punë, rrugë gjatë së cilës ka ndeshur në trafik të tmerrshëm për shkak të shiut. Prezantuesja nuk e ka përmbajtur dot veten dhe në foton që shoqëron përjetimin, ka shkruar: Trafik leshi. Më pas dita e saj me sa duket ka vazhduar e qetë drejt TCH.


Kthehu