• |
ide | kryesore

(Na) rroftë qytetaria!

Arkiva, Blog
image.jpeg



Nëse kombëtarja shqiptare do të merrte pikë sa herë që tifozeria jonë tregon qytetari, do të ishim kualifikuar prej vitesh në evropian ose botëror. Por futbolli është më tepër sesa respekt tifozerie. Vërtet respekti ose qytetaria e një kombi janë detyrim paraprak për çdo lloj sporti. Janë detyrim bazë qeniesh njerëzore.
​Veçse, qytetaria nuk mund të jetë kurrë çmimi përfundimtar i një sporti. Nuk duhet trumbetuar si arritje. Nuk duhet përdorur për të kompensuar dështimet sportive, sado të dhimbshme qofshin ato për tifozët e vendit humbës. Humbja në sport është humbje, kurse qytetaria s’është asnjëherë fitore. Të paktën, jo nga ana sportive. Besoj se shumicës prej nesh i ka ardhur në majë të hundës shprehja: “Humbëm, por me kokën lart!”, ose “Humbëm me nder”. Me nder? Me nder kujt? Me nder jush?
​Dy gjëra këtu për qytetarinë dhe për sportin.
​Së pari, shqiptarët kanë të meta. Këtë s’e mohon askush. Por, krahasimisht me disa vende të tjera në rajon, s’njihemi si agresivë ndaj të tjerëve, aq më pak në arenën sportive. Vërtet kemi dhe disa nacionalistë të verbër që ju duket vetja patriotë, por ata nuk ngrihen kurrë në nivelin që të ndikojnë një popull të tërë në mënyrën si e trajtojmë fqinjin. Qoftë dhe kur ai fqinj është sjellë kafshërisht ndaj 11 çunave që luajnë top këmbe në një fushë të blertë. Këtë e provuam edhe kësaj radhe me ardhjen e ekipit serb në Shqipëri.
​Prandaj, s’kemi pse të mburremi me qytetarinë kur ne e kemi pasur historikisht si traditë. Madje, kjo mburrje për qytetarinë më tingëllon sikur shprehet me habi ose surprizë. Fakti se kryeministri ynë, për shembull, ngushëllon shqiptarët për humbjen duke i mburrur si qytetarë, duket sikur ai u habit që ne do të silleshim si të tillë. E unë them se s’kishte shqiptar në botë që priste një sjellje ndryshe prej nesh.
​Së dyti, për sportin. Kur ekipi humbet vazhdimisht pas minutës ’90, diçka nuk shkon. Dhe kjo s’ka të bëjë me mungesën e qytetarisë, por me faktorë sportivë dhe psikologjikë. Ndoshta dhe me patriotizmin (Mos, vallë, këtë përpiqet të kompensojë trumbetimi i qytetarisë?). Kjo shpjegon, për shembull, pse mbrëmë serbët luajtën me zemër dhe forcë sikur kjo ndeshje të përcaktonte kualifikimin e tyre si kombëtare. Dhe pse skuadra jonë luajti sikur kualifikimin e kishte në xhep.
​Krahasojeni pak ndeshjen e mbrëmshme me atë të dhunshmen në Serbi. Ne shqiptarët treguam një paradoks, i cili karakterizon çdo hap të jetës sonë si komb, edhe jashtë sportit. Ne luajmë më mirë të rrethuar si në kafaz nga 12,000 huliganë egërsira, sesa nga 12,000 tifozë dashamirës shqiptarë. Edhe kapiteni i skuadrës serbe, në fund të ndeshjes mbrëmë, tha: “Kjo s’ishte Shqipëria e vërtetë. Ishte ndryshe nga ndeshja në Beograd”.
​Se ç’do të ndodhë me Armeninë, nuk e dimë. Fitojmë, a humbasim, do ta shohim. Por shpresoj që qytetaria të mos jetë çmimi i vetëm që do të marrim nga këto ndeshje kualifikuese. Florenc Mene



2 Comments

  1. Por per cfar qytetarije

    Por per cfar qytetarije flisni? Qytetari qe u dsiplinua forcerisht me 2300 police qe na rinin mbi koke per te mos bere edhe levizjen me te vogel? Per qytetarine qe u mbajt me police qe te kercenonin: "une te fus plumbin"? Dini ndonje rast juve qe ne stadiumet tona kane ndodhur perleshje apo trazira me deme te jashtezakoneshme?

    E perse duhet qytetarija ne sport? Si u sollen serbet ne Beograd? Kaluar kafsherise e megjithate ajo sjellje kafsherishte nuk se do t'a pengoje Serbine te futet ne Europe para nesh. Me siguri, sepse  per t'u bere pjese e europes te bashkuar duhen kritere te tjera.

    TE KUPTOHEMI: UNE JO SE JAMN DAKORT ME DHUNEN NE STADIUM. KURSESI JO!

    Por qe te mendosh dhe te arsyetosh se po u solle si i qyteteruar ne stadium atehere tregon se je europian, kjo eshte budallallek me oke.

    Pse mos valle ne stadiumet e tjera te Europes ne Angli, Itali, ne France  ne Gjermani nuk ka trazira ne stadiume? Ka dhe ka shume bile. Dhe keto aspekte te dhunes ne stadium denohen, por duhet te kujtojme se keto dhuna ne stadiume behen ne vendet europiane ku ne duam te na pranojne. Bile dhe Hollanda, qe e ka te veshtire te na thote "PO" per ne Europe, eshte nje nga vendet ku ka me shume trazira ne stadiume.

    Prandaj ne se dikush na kerkoi qe ne stadium te rime si ne Kishe dhe per kete perdori 2300 police, e ka gabim. Ne Europe ne fakt na pranojne ne se nuk kemi korrupsion, ne se nuk kemi nje parlament te kriminalizuar, nuk kemi gjyqesor qe luan me ligjin si i do bytha, ne se behen reforma per ndryshimin dhe perparimin e ekonomise ne vend. Keto jane kriteret per te hyre ne Europe dhe jo qytetarija ne stadium e detyruar  forcerisht nga policija.

    NE STADIUMET TONA ASNJEHERE NUK KANE NDODHUR TRAZIRE TE PERMASAVE SI ATO QE SHIKOJME NE VENDETR E BOTES PA PERJASHTUAR DHE EUROPEN.

  2. qytetari qe serbet na japin

    qytetari qe serbet na japin dajak ne beograd dhe rama i thith karin vuqiq ne beograd e tiran vetem pakes mut serbi per te ngran.kjo eshre qelbesi e jo qytetari.ju perul rama vuqiq vetem nji her te ja thith.serbe na vrasin rama duartroket,serbet na poshtrojn rama duartroket.kjo eshte perulje e poshtersi.